Mustafa: Të pagjetunit, plaga ma e randë dhe dhimbja jonë ma e madhe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukun, i ka përkujtue dhe ka shprehë dhembjen për të pagjetunit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast ka theksue se të pagjetunit janë plaga ma e randë e shoqnisë kosovare që nga përfundimi i luftës.

Tue shprehë përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punue parrreshtun në zbardhjen e fatit të të pagjetunve, kryeministri Mustafa, ka theksue mbështetje të gjithanshme edhe për familjarët e të pagjetunve.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet kanë me punue me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjetunve në Kosovë. Të pagjetunit janë plaga ma e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë ma e madhe”, ka thënë kryeministri.