Mustafa: Temat e randa politike, nuk ndikuen të bizniset!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka lavdue bizniset të cilat përkundër temave politike po ndikojnë në ekonominë e vendit.

Këto komente ai i ka ba në ceremoninë përzgjedhjes së tatimpaguesit ma të mirë për vitin 2015.

“Përkundër këtyne temave të randa politike, bizniset po e bajnë punën e tyne, po arrijnë sukseset , përkatësisht përmbushja e obligimeve ndaj institucioneve po bahet nga ana e bizniseve .

 

Temat ekonomike , gjithnji po gjejnë vend në vendin tonë dhe se gjithë kjo që po duket jashtë ma shumë në fushën e ekonomisë dhe në degë të ndryshme të ekonomisë asht rezultat i bizniseve të suksesshme të fuqishëm të cilat kamë shpresë që do të jenë konkurrente tash edhe në tregun e Bashkimit Europian dhe në tregun financiar“, tha Mustafa.

 
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka premtue se shumë shpejtë MF ka me konkretizue Udhëzimin Administrativ me qëllim që të përmbushet pakoja fiskale, e cila mundëson lehtësina për bizniset dhe nxitjen e investimeve të hueja.

 
Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK’së, tha se ndihet mirë që merr pjesë në ceremoni të tilla mbasi ai tha se tanima shërbimet që ky institucion asht tue i ofrue shihen që kanë arritë rezultate të prekshme.

Aktiviteti i shpërblimit të tatimpaguesve ma të mirë asht iniciue për herë të parë nga Oda Ekonomike Amerikane në vitin 2015, ndërsa ky vit shenon përvjetorin e 11 të kësaj ngjarje.

 

Drejtori i Doganës Lulzim Rafuna vlerësoi se komunikimi dhe transparenca e biznIseve ndaj Doganës dhe anasjelltas, kanë ndikue në zvogëlimin e ankesave karshi Doganës si dhe në rritjen e të hyrave.

Tatimpaguesit e vitit 2015 në bazë të kategorisë së bizneseve me qarkullim mbi 5 milionë euro janë: Cacttus Sh.A, Coca-Cola Hellenic Bottling Company-Kosovo, Kid Zone Kosova Sh.P.K, Ndërmarrja Tregtare Fortesa, Scan Color-Jysk Sh.P.K. Bizneset e shpërblyera sipas qarkullimit 1-5 milion euro janë: Alma Sh.P.K, Deloitte Kosova, Laguna Sh.P.K., N.T.P Arena Engineering, Studio Moderna Kosovë Sh.P.K. Kategoria e bizneseve me qarkullim 100,000- 1 milionë euro janë: Fox Marble Kosova Sh.P.K., Grant Thornton L.L.C., Mirevski-Kosovo D.O.O., N.N.P. Tekno-Konstrukt, Tiki Sh.P.K, ndërsa kategoria e bizneseve të reja janë: Addo Group L.L.C., Defacto Retail KS L.L.C. dhe Drena Sh.P.K.