Mustafa thotë se Kosova ka shenue rritje ekonomike në 4 përqind

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklarue se kabineti qeveritar tashma asht plotësue dhe po funksionon mjaft mirë. Mustafa asht shprehë se nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kryeministri ma tej, tue pasë parasysh zanat kundër në LDK, siç asht Vjosa Osmani, ka deklarue se ndamjet dhe përçamjet nuk i bajnë nder si dhe nuk ja rrisin gjasat për sukses askujt.

“Aktualisht jemi të fokusuem në realizimin e programit dhe prioriteteve qeverisëse, e në veçanti në avancimin e zhvillimit ekonomik, agjendën eurointegruese dhe fuqizimin e shtetit ligjor”, tha Mustafa.

“Megjithatë, mund të them se puna e anëtarëve të kabinetit ka me u vlerësue në vazhdimësi dhe mvarësisht prej performancës së kallxueme ka me u vendosë për përbamjen e kabinetit qeveritar, deri në fund të mandatit, në vitin 2018”.

Kryeministri u shpreh se egziston nji performancë e mirë e kabinetit në tansi dhe ministrave veç e veç.

“Nuk mundem me ba dallime tash, por me randësi asht që, Qeveria ka arritë rezultate të konsiderueshme në tana aspektet, në realizimin e prioriteteve kryesore të Qeverisë”, tha Mustafa në intervistën e dhanë për gazetën Bota Sot.

“Si rezultat i kësaj, sot kemi rritje ekonomike rreth 4%, kemi avancue në proceset eurointegruese, po zbatojmë MSA, kemi marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, kemi fuqizue shtetin ligjor, jemi anëtarësue në UEFA, FIFA e organizata tjera ndërkombëtare, kemi progres në arsim, kulturë, shëndetësi e tana fushat tjera”.