Mustafa: U dëshmue se qytetarët u besojnë institucioneve, thirrjet e VV’s për përmbysje të shtetit nuk gjetën përkrahje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mbas dështimit të votimit të Demarkacionit në Kuvend ka shkrue në Facebook.

Mustafa i ka falënderue qytetarët e Kosovës për, sic ka thanë ai, dinjitetin e kallxuem. Po ashtu, Mustafa ka thanë se thirrja e Vetëvendosjes për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahje.

Ky asht postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,

Ju edhe sot dëshmuat dinjitetin tuaj dhe përkushtimin për shtetin. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj.

U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës.