Mustafa: U nisëm me Veselin në Rugovë, por u pa se Opozita nuk asht e gatshme me u ballafaque me argumente

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes nji postimi në Facebook ka thanë se asht nisë për në Kuqishtë, në shtëpinë e Ramiz Kelmendit, por opozita ka refuzue të takohet.

Statusi i Mustafës në Facebook:

Sot isha duke u nisur për Rugovë, në takim në shtëpinë e z. Ramiz Kelmendi, niseshim së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, por nga z. Kelmendi u informuam se nuk po vijnë liderët e opozites.

Ky është edhe një argument i qartë se opozita nuk ka gatishmëri të ballafaqohet me faktet dhe me vullnetin politik për zgjidhje. Falendëroj z. Kelmendi për shprehjen e mikpritjes. IM”,