Mustafa uron Sekretarin e ri të Kombeve të Bashkueme, Guterres!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka urue ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme.

Tue i urue suksese në postin e ri, kryeministrin Mustafa ka shpreh bindjen se Guterres asht zgjedhja e duhun në këtë pozitë të randësishme për Kombet e Bashkueme.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka potencue se e ka takue Guterresin gjatë vizitës së fundit në New York, ka shpreh besimin se Sekretari i ri i Kombeve të Bashkueme, ka me vazhdue përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.