Mustafa: Vllau kerkoi azil për sherim. S’e kam kercënue askend!

Në nji intervistë për Radion Europa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se vellau i tij ka shfrytëzu rrugët ilegale për të kerku strehim jashtë Kosovës, në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për sëmundjen e randë që ka.

Ndërkaq, nuk pranon se ka telefonu gazetarin nga Insajderi.com, i cili ka shkru i pari në lidhje me këtë çashtje.

Kryeministri Mustafa në lidhje me vllaun e tij ka thanë se e ka kuptu ma vonë se në vlugun e njerëzve të cilët kanë kerku strehim në vendet e tjera ka qenë edhe ai.

Mirëpo për sa kam informacione, ka qenë për nevoja personale e shendetësore, sepse vuen për nji kohë të gjatë nga nji sëmundje e randë për të cilën nuk ka gjet shërim këtu.

Derisa për kercenimin e gazetarit, ai ka thanë se gjithçka që kam thanë mbetet ajo që asht shkrue në Facebook.