Mustafa zyrtarizon dorëheqjen e Thaçit

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë deklaroi zyrtarisht për dorëheqjen e zavendëskryeministrit Hashim Thaçi nga postet e tij, tue ia urue pozitën e Presidentit.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi vendimin për ndamjen e mjeteve në vlerë prej 182 mijë e 964 euro për Prokurorinë e Shtetit. Mbas këtij vendimi, Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se kjo shtesë ka me kontribue në nivelizimin e pagave për Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës.

Gjithashtu Qeveria ka procedue për Kuvend anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ku zavendëskryeministri Kujtim Shala paraqiti këtë projekt propozim.

Kryeministri Mustafa theksoi se me këtë projekt-propozim për prokurimin publik po përmbyllet njani nga kriteret e liberalizimin të vizave.

E për Epopen e UÇK’s, e cila ka me u mbajtë nën patronatin e Qeverisë me 5,6 dhe 7 Mars janë nda 50 mijë euro.

Gjithashtu, Qeveria ka miratue edhe buxhetet komunale për vitin 2016, për Komunën e Gllogocit, Mitrovicës veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq.