Myftiu i Kosovës: Bajrami i Madh duhet me na bashkue!

Me mesazh urimi, myftiu Naim Ternava ju asht drejtue opinionit të gjanë me rastin e përfundimit të muejit të shejtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fiter Bajramit.
“Asht festa e sakrificës, e devotshmënisë, bamirësisë, solidaritetit, unitetit e bashkimit dhe mirësisë. Gëzim, lumturi, bashkim, urtësi paqe sjell për krejt myslimanët kjo festë e Fitër Bajramit”, tha Tërnava.

Ai nepërmjet mesazhit kerkoi që nepër familjet e Kosovës edhe gjatë kësaj feste të përhapim ndjenjën e vllaznisë, mirësisë e dashunisë me njeri-tjetrin, të kemi shëndet harmoni e lumtuni.

Tërnava ka përmend edhe femijët dhe familjarët, të cilët këtë festë përkundër dëshirës së tyne nuk mund ta festojnë nëpër vatrat e tyne të cilat janë të përfshime në luftë.