Myftiu Tërnava: Kështu parandalohet ekstremizmi

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, deklaroi se koordinimi ndërinstitucional e parandalon ekstremizmin.

Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka vlerësue se vetëm nji koordinim ndërinstitucional mundet me çue në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Tërnava në intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka thanë se për me luftue këtë dukuni negative, ndihmon shumë fuqizimi i institucioneve arsimore të BIK.

Simbas Tërnavës, vetëm në këtë mënyrë parandalohen interpretimet e mësimeve fetare nga njerëzit jokompetentë e pa adresë.

Myftiu Tërnava ka shtrue si çashtje të nevojshme miratimin e statusit juridik të bashkësive fetare.