Nji i vdekun, 3 të plagosun nga sulmi në Munich

Katër persona janë therrë me thikë në lindje të stacionit të Munich.

Policia ka fillue hetimet, dhe po dyshojnë në nji lidhje të mundshme me militantët islamikë.

Si raporton televizioni gjerman ARD, njani nga të plagosunit ka ndrrue jetë.

Rasti ka ndodh sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa simbas deshmitarëve, sulmuesit para se ta kryente aktin, kishte bërtit “Allahu Ekber”, ndërsa ende nuk dihen motivet e sulmit.

Nji zadhanës i zyrës shtetnore për hetime kriminale ka thanë për “The Independent” se nji prej viktimave fillimisht ka qenë në gjendje të randë shendetësore, dhe ma vonë ka ndërrue jetë në spital.

 

 

Munich, nji person godet me thikë disa persona në stacionin e trenit tue thirrun “Allahu Akbar”

 

Nji person asht në gjendje kritike për jetën mbas nji sulmi me thikë që ju ba sot në mëngjes dhe disa të tjerë janë plagosun, po me thikë, nga nji person i dyshuem si islamik, në nji stacion treni pranë Munich.

I dyshuemi thirri “Allahu Akbar (Zoti asht ma i madhi) para se me fillue me i therrë me thikë kalimtarët në qytetin Grafing, në juglindje të qytetit gjerman.

Si pasojë, nji person asht në rrezik për jetën dhe tre të tjerë janë plagosun, njani randë, njoftoi Suddeutsche Zeitung.

Sulmi ndodhi në orën 4.50 të mëngjesit të së Martës dhe i dyshuemi u arrestue pak ma vonë. Autoritetet bavareze kanë nisun hetimin.