Na deshtem me negociue piken e katert te rezolutes, por partite ne pushtet nuk deshten me ndejt

Ardian Gjini i AAK’s ka thane se dalja nga seanca ne Kuvend pa u harmonizue teksti i rezolutes asht nji gja shume e keqe.

Keshtu asht shprehe ai ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Gjini ka sqarue se AAK ishte terheke prej pikes se fundit te rezolutes, prej kerkeses per shkarkim te ministres Edita Tahiri dhe tjereve.

“Grupet parlamentare negociojne, kane mujt me negociue edhe te pika per nderpremjen e dialogut me Serbine, sepse AAK ka qene e gatshme me negociue ne kete pike, qofte edhe me i pezullue keto bisedime:, shprehet Gjini, shkruen Rrokum.TV

Gjini mendon se dikujt nuk i ka interesue qe Ramushi asht arrestue, e diksuh tjeter nuk e kupton poziten e deputetit, simbas tij.

Ish deputeti i AAK’s ka ba te ditun ne Rrokum Roll se AAK nuk e ka ne plan me ndejt duerkryq mbas seances se neserme te Ramush Haradinaj ne France, mvaresisht nga verdikti i seances./Rrokum.TV