Naim Bazaj mbetet kandidat për kryetar të Drenasit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anulue vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për decertifikimin e Naim Bazajt në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

“Aprovohet si i bazuem apeli i subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, ashtu që anulohet vendimi i KQZ’s, me numër 1084-2016 i datës 20.11.2016 dhe çashtja i kthehet KQZ’s, në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në vendimin e PZAP’s.

“Hedhet si e palejueme pjesa e kërkesës së panelit të subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, në pjesën që i referohet lanies në fuqi të vendimit të KQZ’s, numër 1024/2016 të datës 11.11.2016, për certifikimin e kandidatit Naim Bazaj, për kryetar të Komunës në Gllogoc, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhej ma tej në këtë vendim.

Për këtë vendim të PZAP’s, KQZ’ja mundet me u ankue vetëm në Gjykatën Supreme.

Me këtë vendim, ligjërisht i bjen që Bazaj duhet me vazhdue me qenë kandidat i pamvarun për kryetar të Drenasit, edhe pse ai i ka ra pishmanit dhe tash po mbështetë Ramiz Lladrovcin për të parin e komunës.