Naim Maloku e ka formulën për zgjidhjen e Demarkacionit!

maloku

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësue se rruga e vetme e zgjidhjes së problemit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet Gjykata e Arbitrazhit.

Maloku i ka sugjerue Qeverisë me heqë dorë nga riprocedimi i kësaj çashtjeje në Kuvend, me shkarkue komisionin shtetnor për demarkacion dhe me i nisë bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e kësaj çashtjeje në arbitrazh.

Vetëm në këtë mënyrë, simbas tij, do të shmangen edhe përplasjet pozitë-opozitë.

Maloku ka thanë për “Epoka e re” se nëse marrëveshja e demarkacionit kalon si e tillë, atëherë kufini me Malin e Zi do të jetë kufi i konfliktit jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratat e tjera në t’ardhmen.