Nait Hasani i ka dy fjalë për Ramiz Lladrovcin

Mbas nji debati, i cili ka fillue qe disa ditë mes ish-pjesëtarëve të UÇK’s, Hasani ka vendosë me ja thane dy fjalë Lladrovcit.

 

Hasani i thotë Lladrovcit  mos me u përzi në temat për të cilat nuk i din dhe nuk ka qenë protagonist. Ai thotë se këtë e ban me qëllim të mire dhe për hir të së vërtetës.

 

Qe postimi i tij i plotë:

Nje lutje miqve te mi,
I percolla me vemendje qe nga mbledhja e Kuvendit te Kosoves per zgjedhjen e presidentit e deri me sot debate jo te pelqyeshme dhe debatin e fundit ne mes z. Selimit dhe z. Lladrovcit dhe nuk dua te nderhyj, po me qellimin e mire qe te mbylle kete debat, them mjaft me keto ne emer te Luftes.
Por ne kete debat dua te nderhyj dhe i them mjaft z. Lladrovci qe, kerkon llogari nga Selimi per arrestimet tona dhe vrasjen e Zahirit.
Dua t’ia bej me dije z.Lladrovci se para se te vritej Zahiri, Edmondi dhe Hakifi dhe para se te arrestohesha unë Rexhep Selimin, Muje Krasniqin komandant – Kapuqin, Xheladin Gashin komandant – Plaku etj bashkeluftetar i kam lenë ne Prekaz ne Familjen e Adem Jasharit. Prandaj te lutem z. Ladrovci mos hy ne tema për te cilat nuk i di dhe nuk ke qene protagonist. Kete ta them me qellimin më te mire dhe për hir te se vertetes.
E them kete sepse nuk eshte hera e pare qe tentohet qe reniet e shokeve te paraqiten si te dyshimta.
Me respekt Nait Hasani