Nait Hasani kallxon se kush po e lekundë koalicionin qeverisës!

Deshtimi i Qeverisë së Kosovës për me dergue me “afat të përshpejtuem” në Kuvendin e Kosovës demarkacionin me Malin e Zi ka shpërfaq kohëve të fundit dallime në mes të partnerëve qeveritarë – LDK’s dhe PDK’s.

Derisa zyrtarë të LDK’s në qeveri kanë insistue deri tash që marrëveshja për demarkacionin asht rishikue disa herë dhe për nji gja të tillë tashma nuk ka nevojë, ka pas përfaqësues të PDK’s të cilët kanë pasë nji qasje ma të rezervueme ndaj kësaj.

Simbas tyne, ka ende hapësinë që çashtja me u analizue edhe në nivele të tjera.

Së fundi, asht deputeti nga PDK, Nait Hasani, i cili ka shpreh pakënaqësitë e tij lidhun me politika të caktueme të koalicionit qeverisës.

Ai vlerëson se pakënaqësitë e disa deputetëve mbrenda të dy partive të koalicionit e rrisin mundësinë e luhatjes së qendrueshmënisë së koalicionit qeverisës, si dhe mundësinë që të shkohet në zgjedhje.

“Arsyeja e parë asht që koalicioni nuk ka politika të përbashkëta qeverisëse. Janë dy grupe politikash nga subjektet politike në koalicion. Arsyeja e dytë asht dominimi politik i partive mbi njana-tjetrën, në luftë për marrjen e primatit.”

“Deri tash PDK ka qenë me primatin e partisë së parë. Lufta e LDK’s, që ta ketë edhe ajo primatin e partisë së parë, tue ba tregtinë e deputetëve nga partia në parti, tregon që asht luftë e heshtun, luftë që tregon se kërkesat e tyne janë për me ndryshue nji gjendje. Prandaj, mendoj se këto lëvizje janë mjaft serioze dhe besoj që mund të shkohet edhe deri në zgjedhje”, thotë Hasani për REL.

Derisa për çashtjen e demarkacionit, Hasani thotë se ka të bajë me nji vendim politik, i cili ndërlidhet me liberalizim të vizave për Kosovën.

Këtë situatë dhe këtë ndërlidhje, simbas tij, e kanë sjellë dy subjektet e koalicionit qeverisës.

“Unë besoj që deputetët nuk do ta votojnë. Unë besoj në përgjegjësinë e tyne dhe nuk do ta votojnë”, theksoi Hasani.