N’akcion: Policia arreston 11 persona dhe identifikon 36 lypsa

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore përmes njësiteve të saja relevante ka realizue planin operativ ‘Identifikimi i fëmive lëmoshëkërkues, si viktima të trafikimit’, me ç’rast janë arrestue njimbëdhetë (11) persona të dyshuem, për kryemjen e veprës penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmiut’, si dhe janë identifikue tridhetë e gjashtë (36) fëmi lëmoshëkërkues.

Plani operativ asht zbatue në krejt territorin e Kosovës, i cili përfshin periudhën kohore nga data 14.11.2016 deri me datën 18.11.2016. Në këtë plan operacional, përveç Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshimë edhe prokuroritë në rajonet përkatëse, qendra për punë sociale, drejtoria për migrim dhe të huej, si dhe njësitë tjera relevante policore.

Fëmitë e identifikuem janë kryesisht nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipnisë, ku prej tyne 23 Shtetas Kosovarë dhe 13 Shtetas Shqiptarë.

Shtetasit e huej nga Shqipnia i janë dorëzue njësisë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe te Huej që me vazhdue me veprime bazue në Ligjin për te huej, ndërsa për shtetasit Kosovarë ,ne konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciue 12 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmiut” simbas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzue Kallëzime penale kundër prindëve të fëmive lëmoshëkërkues në procedurë të rregullt.