Nana e aktivistit të VV’s të arrestuem sot rrëfen për momentin e arrestimit

Nexhibe Arifi ka thanë se akcioni i sotëm i Policisë në shtëpinë e saj ka qenë i paparalajmëruem dhe se, simbas saj, policia nuk kanë prezentue asnji urdhën të gjykatës.

Nexhibe Arifi, nana e Atdhe Arifit, njanit prej të arrestuemve nga Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm, ka thanë për KALLXO.com se djalin ja kanë arrestue vetëm pse asht aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Arsyeja e vetme pse ma arrestuen djalin asht se ai asht aktivist i Vetëvendosjes”, tha Nexhibe Arifi pak momente mbasi policia ja arrestoi djalin në shtëpinë e saj në lagjen Mati në Prishtinë.

Policia ka konfirmue se akcioni asht ba në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe lidhet me sulmin me granatë që iu ba ndërtesës së Kuvendit në natën e 4 Gushtit.

Ajo ka thanë se akcioni i sotëm i Policisë në shtëpinë e saj ka qenë i paparalajmëruem dhe se, simbas saj, policia nuk kanë prezentue asnji urdhën të gjykatës.

“Pa kurrfarë paralajmërimi, veq kur na kanë ardhë, nuk kam ditë a jam në andërr a çka asht ka ndodh. Kanë hy në dhomë nuk na kanë lanë as me u vesh edhe e kanë arrestue djalin, se asht aktivist i Vetëvendosjes”, ka thanë ajo.