Nana e Astrit Deharit rrëfen për takimin e djalit të saj me Molliqajn

Në konferencë të jashtëzakonshme për medie, familjarët e aktivistit të ndjerë, Astrit Deharit, kanë kritikue disa media lidhun me publikimin e disa fakteve në burgun e Prizrenit dhe publikimin e nji ditari.

Nana e Astritit, Xhemile Dehari foli ndër të tjera për vizitën e sekterarit të LVV, Dardan Molliqaj në burgun e Prizrenit.

“U fol e u stërfol që Dardan Molliqaj, Sami Kurteshi, kanë vizitue Astritin. Due me përshkrue vizitën e Dardan Molliqajt në Prizren. Dardanin e kemi shok të shtëpisë, shok të dy djemve. Kur kemi hy në burgun e Prizrenit me bo vizitën me Molliqajn, vizitorë tjerë ka pas sa të duash. Katër sportele janë të burgosurve. Dy police me një anë, dy të tjerë në anën tjerët ishin prezentë në takimit ndërmjet Molliqajt dhe djalit tim”, ka thanë ajo.