Nana e Deharit kërkon hetues ndërkombëtar për rastin e djalit të saj, nuk ju beson atyne të Kosovës

Nana e të ndjerit Astrit Dehari në konferencën e mbajtun sot për media kërkoi që rrethanat e vdekjes së djalit të saj të hetohen vetëm nga ndërkomëbtaret, dhe assesi nga hetues të shtetit të Kosovës.

Kjo mbasi siç thotë ajo, i ka humbë besimi ndaj institucioneve të vendit, sidomos mbas vdekjes së djalit të saj të parë Arbnorit, i cili tragjikisht ndërroi jetë para dy vjetesh e që simbas saj nuk asht ba asgja në këtë drejtim.

“Kërkoje hetime të pamvaruna. Jo të këtij vendi, jo të këtij shteti. Kjo për shkak se hetimet e djalit të parë nuk kanë krye punë, ndërsa për djalin e dytë pak mu ka mbush mendja që mos me besue edhe ma shumë institucioneve “, ka thanë nana e viktimës,