Nana Terezë me bust në Munich

Statuja e nji prej figurave ma të rëndësishme të popullit shqiptar, Nanës Terezë asht prezent edhe në Munich të Gjermanisë.

Nana Terezë e mbulueme në bronz nga artisti shqiptar Miftar Istrefii njohun si “Tali” , asht përurue në Katedralen Johannes Baptist në Munich, Gjermani.

Artisti asht shprehë se ndihet shumë krenar që asht autor i kësaj vepre, që asht nji nga figurat e shejta dhe asht vlerë për kombin shqiptar e mbarë njerëzimin.