Nandori i ban bashkë 5 komuna shqiptare në Tiranë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sapo ka ba të ditun se në Nandor të këtij viti në Tiranë do të mbahet nji takim me pesë komunat ndër-shqiptare.

Ky takim do ta mbahet më 26 dhe 27 Nandor në Tiranë, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Prishtina, Presheva, Ulqini, Tirana dhe Tetova.

Ahmeti ka thanë se ky takim ka me i shërbye shumë komunave siç tha ai, ndërshqiptare.
Kreu  i Prishtinës, ka thanë se ky asht takimi i parë që do të mbahet dhe në të cilin do të diskutohen problemet me të cilat ballafaqohen të gjitha këto komuna si dhe shkëmbimin e përvojave të këtyne komunave.