‘NANDORI’ – operacioni ma i madh policor kundër trafikimit me njerëz e prostitucionit (video)

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, e asistueme dhe mbështet edhe nga njisitet rajonale policore me 03.11.2016 ka implementue planin operativ të koduem “NANDORI”, i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Vlen të potencohet se ky plan operacional  asht realizue në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante i cili ka perfshi gjithë territorin e vendit.

Gjatë zbatimit të planit nga njisitet policore janë kontrollue 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të njajtave për trafikim me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyll nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë fillue procedurat e parapame ligjore.

Me këtë rast janë arrestue dy persona, nën dyshimin e bazuem se kanë krye veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryemjes së detyrës zyrtare’.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrollueme gjithashtu janë legjitimue edhe 185 femna, shumica shtetase të hueja, nga Shqipnia, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Të njajtave u janë konfiskue dokumentet përkatëse dhe janë udhëzue të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huejve në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtueme në luftën kundër krimit, ruejtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Në vijim keni video-linkun e nji pjese të operacionit policor: