Nanë Tereza prej sot ka me u thirrë Shën Tereza!

Nga dita e sotme – e Dielle, 4 Shtator 2016 – Nanë Tereza do të thirret Shën Tereza, nji titull ky i merituem për nji shqiptare që gjithë jetën e saj e vuni në shërbim të varfënve, jetimëve dhe të sëmurëve.

Prej të Premtes në Vatikan ka hye në zbatim plani i sigurisë së naltë i hartuem nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtnimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikue me marrë pjesë rreth 100 mijë besimtarë në meshën e Shejtënimit të Nanës Tereze.

Praninë e kanë konfirmue delegacione qeveritare nga krejt bota.

Ndërsa, rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituem për me ndjek këtë ngjarje të madhe.
Ceremonia e Shejtënimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shejtores Terezë, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshi edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipnia.

Gjithashtu, ceremonia mund të ndiqet me live stream në kanalin në YouTube te qendrës televizive të Vatikanit.