Nanë Tereza shpallet mbrojtëse e Kalkutës

Vatikani ka shpall Nanë Terezën si mbrojtëse të peshkopatës së Kalkutës, me anë të nji meshe në këtë qytet në Indi, në të cilin ajo tanë jetën ja kushtoi të varfënve dhe të smunëve.

Me anë të nji meshe që u zhvillue në peshkopatën e Kalkutës, nën kryesimin e ambasadorit të Vatikanit në Indi, Gjambatista Dikvarto, Selia e shejtë ka shpall Nanë Terezën edhe zyrtarisht mbrojtëse të Kalkutës, mbasi që gjithë jetën e saj ja kushtoi të varfenve dhe të smunëve në këtë qytet në Indi.

Papa Françesku në fillim të Shtatorit të vitit 2016 e shpalli të shejtë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, të njohun si Nanë Tereza.

 

Shperndaje në: