Naser Rugova zbulon nji detaj për Demarkacionin – Çka i kërkova Isa Mustafës!?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thanë se ka kërkue nga kryetari i maparshëm i Qeverisë, Isa Mustafa, shkarkimin e Murat Mehës nga kryetari i Komisionit Shtetnor për shejimin e vijës kufitare.

“I kam ba apel publik kryetarit të partisë sime, akademikut Isa Mustafa, me shkarkue Mehën, sepse u elektrizue tejmase situata politike në Kosovë dhe shoqnia kosovare u nda. Nuk kishim pra koncensus nacional”, ka thanë ai në nji tv kosovar.