Nata kalon pa tërmete në Shkup, po njerëzit mbeten jashtë shtëpive!

Gjatë natës së kalueme dhe mëngjesit të sotëm nuk janë regjistrue tërmete në Maqedoni.

Megjithatë, qinda qytetarë kanë vendos që natën me kalue në qiell të hapun, me tenda, tue i lanë shtepitë e tyne, shkruen Portalb.

Dy ditët e kalueme, Shkupi asht godit nga nji seri tërmetesh të cilët i kanë shqetësuem banorët e kryeqytetit.

Tërmeti i fundit ma i fuqishëm ishte ai i mbramshmi i cili ndodhi rreth orës 20:00 dhe ishte me intensitet prej 4 shkallë simbas Rihterit dhe me epiqendër në Radishan.

Tërmeti ma i fuqishëm ka ndodh gjatë ditës së Diell, i cili kishte intensitet prej 5.3 shkallëve simbas Rihterit.

Sizmologët thonë se askush nuk mundet me parashikue se kur dhe a do të ketë ma tërmete.