Natasa Kandic: Thaçi na ka befasue, ka lanë mbrapa Vucic’in e Nikolic’in

Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasa Kandic, në nji intervistë për të përditshmen beogradase “Danas“, ka thanë se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me vendosjen e kunorës me lule në pllakën përkujtimore kushtue 14 qytetarëve të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, të vramë menjiherë mbas luftës, 17 vite ma parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, ka lanë mbrapa kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, si dhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic.

Kandic ka thanë se veprimi i Thaçit mund të mos ketë ba jehonë si “çelës i pajtimit”, por se asht me randësi që nuk janë ndëgjue britma nga Serbia kundër këtij gjesti të Thaçit.

“Më kanë befasue fjalët e Thaçit. Ai nuk ka thanë se ‘po vendos kunore lulesh viktimave serbe dhe tash pres që edhe kryeministri serb të vendosë lule viktimave shqiptare’, ka thanë Kandic për Danas, tue theksue se “ai ka ba nji hap para në krahasim me kryeministrin serb dhe presidentin serb”.

Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare ka thanë se as përfaqësuesit e mahershëm të Serbisë, kryetarët, kryeministrat dhe Kuvendi, nuk i kanë pranue faktet e tranzicioneve të suksesshme, simbas të cilave, përballja me të kaluemen fillon me “njohjen e pakushtëzueme të viktimave të tjera”.