National Geographic: Vizitojeni Kosovën, e vlen!

Nji nga mediumet ma të mëdha në botë mbi udhëtimet dhe natyrën, National Geographic, në kuadër të rubrikës së saj të përjavshme “E vogël bota e madhe”, këtë herë i ka kushtue Kosovës.

Për këtë javë ajo u sugjeron lexuesve të saj me vizitu Kosovën.

Në videon 3 minuteshe janë të përfshime xhirimet e kthyeme në nji formë miniature (kaleidoscop) të disa vendeve në Kosovë.

Xhirimet janë ba në Prizren, Brod, Ujëvarën e Mirushës, Pejën e Grykën e Rugovës.
Krahas videos asht dhanë edhe nji përshkrim i shkurtë, shkruen lajmi.net.

“Kosova mund të mos jetë në listën e udhëtimit për shumë njerëz. Lufta në Kosovë duket disi ende jo e largët dhe mungesa e plazheve e shndërron këtë vend në nji zonë të bardhë në hartën e udhëtimit. Megjithatë, nëse ju shkoni atje, do të jeni të habitun nga bukuria e jashtëzakonshme e vendit, gjallninë e jetës së qytetit dhe njerëzit miqësorë”.