NATO ban ushtrime pranë kufinit me Rusinë

Pranë kufinit me Rusinë, trupat e NATO’s kanë fillue ushtrimin ma të madh ushtarak të kryem ndonjiherë në Lituani, ku po marrin pjesë 4.000 trupa, nga 11 vende.

Ushtrimet “lojnat e luftës”, janë të destinueme për me testue aftësinë e vendeve baltike për me vendosë me shpejtësi numër të madh të trupave ushtarake në gjendje gatdshmënie.

Ushtrimi i quejtun “Shpata e hekurt” ka me vazhdue deri më 2 Dhetor dhe ka me u mbajtë në dy lokacione në Lituani.

Në ushtrim po marrin pjesë Ushtria e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Mbretnisë së Bashkueme, Gjermanisë, Kanadasë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.