NATO dhe Rusia takohen për herë të parë mbas 2 viteve!

natoo

Qe kur Rusia vendosi që të aneksojë Gadishullin e Krimesë, zyrtarët e Atlantikut të Veriut dhe diplomat rusë do të takohen gjatë javëve në vijim për herë të pa mbas dy viteve të cilat janë karakterizu nga marrëdhaniet e tensionueme.

Përgjatë kësaj kohe, palët kanë mbajt disa kanale ushtarake komunikimi të hapuna, por kjo asht hera e parë që ata do të diskutojnë në mënyrë konstruktive.

Lajmi u përcoll fillimisht nga Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stolenberg, i cili tha se NATO dhe Rusia do të diskutojnë për konfliktin e Ukrainës dhe në veçanti për implementimin e marrëveshjes së Minskut.

Ai tha se do të ketë gjithashtu bisedime në lidhje me nji sërë çashtjesh me randësi, përfshi mundësitë e uljes së tensionit të krijueme mes palëve.

Stolenberg deklaroi se situata nuk do të shkojë drejt normalizimit për aq kohë sa Rusia nuk do të pranojë që të respektojë ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare.

Kriza e Ukrainës krijoi incidentin ma të madh dhe ma të rrezikshëm mes perëndimit dhe Rusisë që prej luftës së ftohtë.

Mbas aneksimit të Krimesë, perëndimorët vendosën sanksione të ashpra ndaj Kremlinit teksa NATO shtoi prezencën ushtarake në vendet baltike dhe n’Ukrainë.

Me të njajtën monedhë asht përgjigj edhe Rusia e cila ka vendos forca të shumta ushtarake përgjatë kufinit të saj me Ukrainën si dhe n’afërsi të gadishullit të Krimesë.