NATO e ka nji thirrje të preme për Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij nuk ka me synue “menjiherë” anëtarësimin në NATO, por fillimisht ka me u përqendrue në zbatimin e reformave.

Tue fol në Kiev, mbas takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, ai tha se qeveria e tij “ka me ndërtue nji program të vërtetë reformash” për me i përmbushë kërkesat për anëtarësim në NATO në t’ardhmen.

Stoltenberg, n’anën tjetër, shprehu mbështetjen e NATO’s për Ukrainën dhe bani thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, që planifikonte fundin e konfliktit mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje t’Ukrainës.