NATO e merr nji vendim të madh i cili ka me qetësue Trump’in

Mbas presionit të vazhdueshëm të Presidentit amerikan Donald Trump, aleanca ushtarake e NATO’s  duket se ka vendos me rritë shpenzimet ushtarake për të gjitha vendet anëtare.

Vendet  europiane të NATO’s dhe Kanada do të shtojnë shpenzimet për mbrojtjen për këtë vit me 4,3 për qind, deklaroi sot shefi i aleancës Jens Stoltenberg,

APF shkruen se presionet e Presidentit Trump kanë dhe kërkesat e tij që të gjithë të paguejne në mënyrë të barabartë , duket se “u kanë hap sytë” anëtarëve të NATO’s.

“Për vitin 2017 parashikojmë madje rritje reale vjetore të shpenzimeve prej 4,3 për qind”, tha Stoltenberg.

Trump i ka ba thirrje secilit vend anëtar te NATO’s, me shpenzue ma s’paku 2% të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Theksojmë se vend anëtar i NATO’s asht edhe Shqipnia.