NATO e Rusia të gatshme me ia nisë bisedimeve

Të dërguemit e NATO’s dhe Rusisë janë të gatshëm me i nisë bisedimet këtë muej, për herë të parë prej aneksimit të Krimes nga Moska para ma shumë së dy viteve, ka njoftue NATO.

Këshilli NATO – Rusi ka me u mbledh në 2 javët e ardhshme për me diskutue procesin e paqes në Ukrainën lindore, dhe për situatën në Afghanistan.

Por Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka paralajmërue se kjo nuk do me thanë se gjanat janë kthye në normalitet si përpara.

Takimi i ardhshëm, sipas Stolterberg, asht nji vazhdimësi e dialogut të tyne politik qysh ishin pajtue shefat e shteteve dhe Qeverive të NATO’s.

“Në të njajtën kohë, nuk kemi me iu kthye punës si zakonisht derisa Rusia t’i respektojë ligjet ndërkombëtare”, tha ai.