NATO i ban bashkë Bashën dhe Majkon

 

Me ftese te ish-kryeministrit Pandeli Majko për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, per nji kafe ne nji ka baret ne Tirane, nuk kaloi pa vemendje mediatike.

Simbas Bashes bashkëbisedimi me deputetin socialist Majko asht nji hap pozitiv komunikimi me palën kundërshtare.

 

“Shpresoj që komunikimi politik normal, edhe kur qëndrimet janë krejt të kundërta, të mos përbëjë lajm në Shqipni. Majko më ka ftue në asamblenë e NATO’s. Do të shikojmë si do të jetë agjenda. Tema kryesore e diskutimit ishte asambleja e NATO’s, aktiviteti më i madh.” deklaroi Basha.

 

Publikisht u tha nga kreu i opozitës se në fokus të takimit ishin punimet e asamblesë parlamentare të NATO që mbahet për herë të parë në Tiranë në datat 27 deri me 30 Maj.

 

Deputeti Pandeli Majko kryeson delegacionin shqiptar në NATO dhe në fundjavë kujtoi randesinë e kësaj ngjarje që mbahet në Tiranë ku do të jenë të pranishëm 700 personalitete.