NATO ngushëllon familjet e viktimave të Brukselit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, e ka shprehë shqetësimin e tij për sulmet e Brukselit. Ai ngushëlloi familjarët e viktimave, tue thanë se duhet të luftohet ma shumë për luftën kundër terrorizmit.

Kjo asht deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s për sulmet e Brukselit:

“Jam thellësisht i trishtuem nga sulmet në Bruksel që ndodhën këtë mëngjes. Numri i të vdekunve asht numër tragjik. I ngushëlloj tanë ata që humbën familjarët dhe të dashunit e tyne, jam me popullin e Belgjikës. Duhet të rrimë të bashkuem në këto ditë të errëta për Europën. Ky asht nji sulm frigacak, nuk kemi me ia lejue terrorizmit me humbë demokracinë dhe me i mohue të drejtat tona.
Ne duhemi me qenë vigjilentë dhe me vazhdue me monitorue situatën nga afër”, ka thanë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s.