NATO po ‘rrethon’ Rusinë: Edhe Shqipnia dërgon trupa! (Foto)

Shumica e aleatëve të NATO’s janë angazhue për me dërgue forca parandaluese në rajonet pranë Rusisë, ndërsa tensioni mes Perëndimit dhe Moskës asht në pikën ma të naltë.

Kreu i NATO’s, Stoltenberg tha se Britania, Kanada, Gjermania, Franca dhe vende të tjera kanë me dërgue trupa në rajonin Baltik, por edhe në Rumani.

Edhe Shqipnia ka me dërgue trupat e saj.

Simbas EUObserver, kanë me qenë 450 trupa nga Shqipnia, Italia, Polonia dhe Sllovenia.

Ma shumë trupa ka me dergue Britania, rreth 800, të shoqëruem nga tanke, mjete të blindueme, dronë dhe avionë luftarakë.

Gjermania ka me dergue 600 trupa, Kanada ka me dergue 400 trupa.

Nga ana e saj, SHBA ka me pozicionue 900 trupa, plus tanke dhe artileri në Poloni, aty ku Rusia ka dërgue raketat e saj bërthamore në enklavën e Kaliningradit.

Javën e shkueme, Rusia nisi nji flotilje të fuqishme ushtarake në drejtim të Mesdheut.

Rusia ka me dërgue edhe pesë anije të tjera luftarake, njana prej tyne me raketa bërthamore, në Detin Baltik.

“Kjo asht … shqetësuese,” tha ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Peter Hultqvist.

 

9-natoo

 

8-nato

 

U.S. Army Sgt. 1st Class Sal Somoza, security force platoon sergeant for Provincial Reconstruction Team (PRT) Farah, pulls security outside the Farah provincial governor's compound in Farah City, Feb. 5. The mission was part of a two-day visit by U.S. Ambassador Hugo Llorens, Assistant Chief of Mission in Kabul, Afghanistan, to meet with provincial level Afghan officials, engage with PRT's civil-military leadership team and to meet with soldiers and sailors assigned to the team. PRT Farah's mission is to train, advise, and assist Afghan government leaders at the municipal, district, and provincial levels in Farah province, Afghanistan. Their civil military team is comprised of members of the U.S. Navy, U.S. Army, the U.S. Department of State and the U.S. Agency for International Development (USAID). (U.S. Navy photo by HMC Josh Ives/released)

 

5-nato

 

3-natoo

 

2-nato

 

1-nato

 

6-nato