NATO pret fuqizimin e relacioneve me Kosovën, qe kur!

Krenat e Shteteve dhe të Qeverive anëtare të Aleancës Veriatlantike (NATO) në Samitin e Varshavës kanë ba të ditun se deri në takimin ministeral të Dhetorit ka me u vendos për fuqizimin e raporteve me Kosovën.

Kjo ka pasue letrën që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërgue Sekretarit të NATO’s, Jens Stoltenberg, ku ka kerkue fuqizimin e bashkëpunimit më NATO’n.

Ky qendrim asht ba i ditun në komunikatën zyrtare të leshueme mbas takimit të Këshillit të Atlantikut Verior, ku ishin të pranishëm udhëheqësit e 28 shteteve anëtare, perfshi edhe presidentin amerikan Barack Obama.

Në komunikatën zyrtare, ndër të tjera, theksohet se NATO asht në dijeni të kërkesës për me fuqizue marrëdhaniet me NATO’n dhe se përgjigjja do të jepet jo ma vonë se në Ministerialin e Jashtëm të Dhetorit.

“Na jemi në dijeni të kërkesës së Kosovës për me fuqizue marrëdhaniet me NATO’n dhe do t’i përgjigjemi jo ma vonë se në Ministerialin e Jashtëm të Dhetorit për mënyrat e zhvillimit të përkrahjes sonë të matejme”, thuhet në komunikatë.