NATO stërvitje me anije e avionë, kjo asht arsyeja! (video)

Nji stërvitje e re ushtarake që përfshinë mija trupa, anije dhe avionë luftarakë asht tue u mbajt në Skoci për me praktikue rrximin e raketave bërthamore.

Michael Fallon, Ministri britanik i Mbrojtjes tha se manovrat ushtarake të kodueme si “ Formidable Shield” kishin me luftue kërcënimin që paraqet Korea e Veriut dhe vendet e tjera.

Stërvitjet ushtarake të NATO’s në tokën britanike kanë ardh mes intensifikimit të tensioneve mes Kim Jong-un dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

“Testet e Koresë së Veriut kanë tregue rrezikun se shtete te tilla diktatoriale mund të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë”, shtoi Fallon.

“Tue mbajt këtë stërvitje për mbrojtjen nga raketat, Britania po pregaditet për nji përgjigjeje më efektive ndaj këtij kërcënimi në rritje. Theksojmë se Korea e Veriut ka l’shue dy raketa balistike mbi Japoninë në muejin e kaluem, tue alarmue mbanë rajonin.

Eksperimentet intensifikuese të Koresë së Veriut duket se kanë nxit stërvitjen “Formidable Shiel” , tue shënue kështu stërvitjen e parë të aleatëve të NATO’s për me mbrojt Europën nga raketat.

 

Shperndaje në: