NATO: Ushtria n’dorë të shtetit të Kosovës


Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli priti sot në takim nji delegacion të NATO’s të kryesuem nga Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Plane dhe Politika të Mbrojtjes të Aleancës, i cili sot mandaton Ekipin këshillues ndërlidhës të NATO’s për Ministrinë dhe FSK’n.

Në nji njoftim për media, thuhet se ministri Demolli e falënderoi delegacionin e NATO’s për angazhimin në ruejtjen e paqes në Kosovë dhe kontributit që ka dhanë KFOR’i për sigurinë në vend.

Ma tej, ministri Demolli tha se objektivi i Kosovës asht që të promovojmë paqe në vend dhe më gjanë, si dhe objektivat të përputhen me vendet tjera të Bashkimit Europian, aty ku vendi synon me u integrue.

Në veçanti, ministri Demolli në takim me delegacionin e naltë të NATO’s, tha se Republika e Kosovës asht e interesueme që ta thellojë bashkëpunimin me NATO’n, tue përmend këtu iniciativën e Qeverisë dhe Kryeministrit të vendit dhe letrën që kryeministri Isa Mustafa i ka drejtue NATO’s.