NATO: Ushtria e Kosovës të bahet në këtë mënyrë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO’s, Petr Pavel, në nji konferencë për mediet, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës asht nji e drejtë e vendit, por duhet me u ba në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Për krijimin e Forcës së Armatosun të Kosovës ende nuk ka nji marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet me u ba në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky asht nji ndër rekomandimet që ka ba dhe Sekretari i Përgjithshëm. Na nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë me pasë ushtrinë e saj, por duhet me u ba në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, tha Petr Pavel.