NATO vnon 300 mijë trupa në ‘gadishmëni të naltë’, i përgjigjet Rusisë

NATO, thuhet se asht tue pregaditë nji forcë ushtarake deri në 300.000 trupa si përgjigje të tensioneve në rritje në mes Perendimit dhe Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se vendet aleate kanë vnue qindra mija trupa në nji gjendje të gadishmënisë së naltë në nji përpjekje për me pengue nji kërcënim në rritje nga Moska.

Derisa NATO ka shkrutue buxhetin e mbrojtjes dhe investimeve ushtarake që nga rania e Bashkimit Sovjetik, Rusia asht tue forcue kapacitetet e saj ushtarake, tue mbajtë parada që përfshijnë ma shumë se 100.000 trupa çdo vit, transmeton Rrokum.TV

Z. Stoltenberg thotë: “Na e kemi pa Rusinë tue qenë shumë ma aktive në mënyra të ndryshme./Express.co.uk