Nazim Bllaca i raportoi BIA’s. Qe çfarë favore kërkonte nga Dragoljub Stankovic (DOKUMENT)

I vetë deklaruemi si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca, ishte ba shumë i famshëm në 2009’n, kur publikisht ka deklarue se ka vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim bani jehonë të madhe asokohe dhe menjiherë Bllaca ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX’it, si dëshmitar i mbrojtun. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe EULEX nisi procese gjyqësore serike me Nazim Bllacën si dëshmitar kryesor, përmes të cilit dënoi shumë persona.
Republika.info sjell fakte ekskluzive, që dëshmojnë bashkëpunimin e Nazim Bllacës me zavendësprokurorin për krime lufte në Serbi, Dragoljub Stankovic, i cili në Beograd njihet si shumë i afërt me shërbimin sekret serb (BIA).

Stankoviq dyshohet se e ka pregaditë Nazim Bllacën për me destabilizue opinionin publik në Kosovë, gjatë dy vjetve sa Bllaca thuhet se kishte jetue në Serbi.

Në disa prej e-maileve që i ka sigurue Republika.info, përmes të cilave Nazim Bllaca i kishte raportue Dragoljub Stankovic’it, ai edhe vetë konfirmon shërbimin 7 vjeçar për Stankovic dhe Serbinë.
“Sot me daten 9 tetor 2014 paneli per lirim me kusht e ka refuzu kerkesen time dhe me ka ardh konfirmimi. Une kerkoj nga ti z. Stankovic te rregulloni pune me shefin tuaj dhe te me ndihmoni ne transferin e familjes nga Ju per ne Lozan te Zvicrres per arsye se familja ime po frigohen dhe jane duke u ruajtur shum pak nga policia e Kosovës”, thuhet në e-mailin e Nazim Bllacës, dërguem zavendësprokurorit serb për krime lufte, Dragoljub Stankovic.

“Une kerkoj nga ti te me tregoni kur me i dergu familjen andej kah ju dhe prej juve familjen do ta dergoj ne Lozan sepse kam nje mik i cili e mbikqyr familjen time atje dhe do te kerkojn azil politik dhe kan dokumentacion per kete ceshtje. Te lutem me tregoni brenda pak kohe per arsye se eshte ne pyetje familja ime gruaj dhe tre femijet dhe kunata”, shkruen Bllaca në e-mailin e tij dërguem Stankovic’it, me 9 Tetor 2014.

Në fund të këtij e-maili, dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it, Nazim Bllaca, i thotë zëvendësprokurorit serb për krime lufte që beson se ai dhe shefi i tij janë të kënaqur me kontributin e Bllacës për 7 vite dhe do të jenë edhe në të ardhmen. “Ne besojm qe Ju dhe shefi juaj jeni te knaqur me kontributin tim per 7 vite edhe do te jeni ne te ardhmen”, kishte shkrue Bllaca krejt në fund, tue shtue se beson që ai dhe shefi i tij janë të kënaqun me kontributin e Bllacës për 7 vjet. Ai i kërkoi Dragoljub Stankovic’it, që ta njoftonte sa ma shpejt lidhun me çashtjen e transferimit të familjes së tij.

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Dragoljub Stankovic, që prej 1 Kallnorit të 2010’s asht personi kryesor në Serbi, i cili merret me të ashtuquejtunat krime lufte të shqiptarëve në Kosovë.

Përmes e-maili’t të shkruem shumë keq në gjuhën serbe, Bllaca ia dërgon edhe nji dokument të bashkëngjitun Stankovic’it, tue i thanë kqyre thirrjen se çka thotë kryetari shqiptar i gjykatës. “Bllaca duhet me shkue me autobus në Dubravë. Ndërsa unë tani jetoj i rrethuem nga 15 policë dhe për këtë i jam lajmërue EULEX’it 10 ditë dhe asnji përgjigje nuk kam marrë. Mue më mashtruen zyrtarët mbrenda EULEX’it”, i kishte shkrue Nazim Bllaca me 20 Shtator 2014, zavendësprokurorit serb për krime lufte, Dragoljub Stankovic.

 

dokument dokument1 dokument2 dokument3 dokument4