Ndalja e pagës së deputetit – Qe çka propozon Bekim Haxhiu

Në kohën kur vendi ka nisë të futet në krizë buxhetore si rezultat i moskrijimit të institucioneve të reja mbas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme më 11 Qershor, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK, Bekim Haxhiu, asht pajtue që me u ba vlerësim i përformancës së deputetëve dhe të ndalen pagesat për disa nga ta.

Madje, simbas tij, nji gja e tillë nuk mjafton mbasi që duhet edhe ndëshkime për deputetët, të cilët inatet politike i kanë vnu para ineresave të qytetarëve.

Statusi i tij:

Jo vetëm mospagesa e pagës për deputet, por duhet edhe ndëshkime për deputetët të cilët inatet politike i kanë vënë para interesave të qytetarëve të Kosovës. Në veqanti për ata që po pengojnë dhe kushtëzojnë realizim e të drejtës kushtetuese e cila hap rrugë themelimit të institucioneve.
Ndëshkimi duhet të filloj që nga udhëheqësi i seancës, i cili po nxitë inatet politike në vend se si me i vjetri do të duhej të tregohej edhe si më i menquri, më i urti, ndërsa ai po tregohet më dilingjiu dhe më inatqori.
Adem Mikullovci nga një artist i mirë është shëndrruar në një politikan për keqardhje. Nga LAMI te “Kafeneja e Jonë” është shëndrruar në LOLO të LVV.

Pajtohem se vlerësimi i performancës të filloj me deputetët, edhe pse vlersimin e punës së tyre e bën votuesi në zgjedhje, por duhet të vazhdoj edhe në profesionet tjera.