Ndalohet familja nga Siria që po kalonte kufinin Kosovë-Serbi

Nji familje pesë anëtarëshe nga Siria asht kapë mbramë nga Policia e Kosovës, në përpjekje për me kalue ilegalisht nga Kosova në Serbi, përmes kufinit të Bërnjakut, afër Zubin Potokut.

Burime të KosovaPress’it bajnë të ditun se kjo familje, ku përveç bashkëshortëve ishin edhe tre fëmi, ndodhej në kerrin Audi me targa RKS 01-747-BC, të cilën e drejtonte A.P. (1990) nga Prishtina.

Simbas këtyne burimeve, ngjarja ka ndodhë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

“Te kjo familje janë gjetë letra që dëshmojnë regjistrimin e tyne si refugjatë në shtetin e Greqisë dhe asgja tjetër, ndërsa, te vozitësi asht gjetë shumë e konsiderueshme e pareve, që dyshohet se i ka marrë nga kjo familje. Qëllimi i familjes ishte që ata të arrinin në qytetin e Novi Pazarit të Serbisë, nga ku mandej me vazhdue rrugën për në Europë”, kanë thanë burimet.

Mësohet po ashtu se, vozitësi asht ndalue nga policia dhe me urdhën të prokurorit të shtetit, ndaj tij asht iniciue procedurë penale “kontrabandë me njerëz”.