Ndalohet hymja e ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë në Kosovë (DOKUMENT)

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka dhanë lejen për hymje të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Djordjevic, javën e kalueme për fushatën parazgjedhore në Kosovë.

Gazeta “Zëri” mëson se ministri Petrit Selimi, tashma e ka nënshkrue edhe nji ndalesë të përgjithshme për hymje të ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë për shkak të mshefjes së krimeve të luftës.

Petrit Selimi citoi raportet e Këshillit të Europës, Komisionit Europian, Helsinki Watch, dhe organizatave të tjera që kanë dokumentue sabotimin që ka ba Serbia në proceset gjyqësore për krime të luftës ndaj shqiptarëve.

Kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndalon balanco ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të Serbisë.

MPJ në javët e fundit ka ndalue hymjen e Vojislav Seselj, shefit të Armatës Serbe Davinic dhe tani të dy ministrave serbë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Mbrendshme.

 

zeri