Ndalohet prodhimi i kartmonedhës 500 euro

Banka Qendrore Europiane ka vendosë me ndalue prodhimin e kartmonedhës 500 euro.

Arsyeja e këtij vendimi asht shqetësimi se kjo kartmonedhë mundet me lehtësue aktivitetet ilegale.

Ndalimi i prodhimit të kartmonedhës 500 euro ka me zgjatë ma s’shumti deri në vitin 2018, edhe pse, simbas Bankës Qendrore, kjo karmonedhë ka me e ruejtë vlerën e saj dhe ka me u kërmbye në bankat qendrore të Eurosistemit, për nji periudhë ende të pacaktueme.