Ndamja e posteve qeveritare, mbledhet PDK

Strukturat e nalta të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledh në zyrat e tyne qendrore në Prishtinë, pak orë para votimit të Qeverisë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Seanca për votimin e Qeverisë asht caktue për n’ora 16:00, por ajo pritet me fillue ma vonë, mbasi deputetët serbë të Listës Serbe ndodhen në Beograd, dhe ata nuk pritet m’u kthy në Prishtinë para mbramjes.

Në PDK tash mësohet se janë disa anëtarë të partisë e edhe kryetari Kadri Veseli, i cili ka me ju kumtue atyne emnat që janë përzgjedh për ministra në kabinetin e ardhshëm qeveritar.

Mësoohet se PDK tanima ka marrë vendim se kush kanë me qenë ministrat e saj në Qeveri, dhe nga jo që ka rrjedh si informatë deri tash, dy janë emnat që asht e sigurt se do të jenë ministra nga PDK në kabinetin e Haradinajt, e që janë Besim Beqaj dhe Uran Ismaili.

 

Shperndaje në: