Ndërhyni në sistemin kompjuterik të Kuvendit, policia e arreston

Asht arrestue nji i dyshuem, mbasi që i njajti asht kapë para hymjes së Kuvendit tue tentue të ndërhyj në sistemin kompjuterik të objektit të Kuvendit të Kosovës.

I njajti dyshohet se ka ndërhy edhe në rrjetin televiziv. Nga i dyshuemi asht konfiskue nji kabllo dhe nji pajisje Wifi. Me vendim të prokurorit, i dyshuemi mbas intervistimit asht lirue në procedurë të rregullt.