Nderime të nalta po bahen në Prekaz për Festat e Nandorit

Vendlindja e komandantit legjendar të UÇK’s Adem Jashari sot ishte ba vend i vizitorëve të shumtë nga të katër anët e vendit.

Prekazi legjendar vizitohet edhe ditëve tjera, por sot ishte nji arsye ma e madhe për me shkue në vendin ma të vizituem në Kosovë.

Në Prekazin heroik sot kanë shkue edhe përfaqësues të naltë të shtetit, liderë të partive opozitare dhe qytetarë të shumtë. Ata janë përulë para varrit të komandantit Adem Jashari dhe 50 anëtarëve të kësaj familje.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se ndihet krenar që festat e Nandorit i festojnë krejt shqiptarët kudo që janë. Ndërsa, tha se 28 Nandori, asht festë e bashkimit dhe sakrificës. “Asht kjo festë e bashkimit, festë e sakrificës, festë e kujtimit por dhe përgjegjësive për të ardhmen. Andaj dëshiroj m’i urue të gjithë me mesazhin e bashkimit, me mesazhin e punës së përbashkët për nji të ardhme edhe ma të mirë për Kosovën, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, në çdo hapësinë në rajon dhe në diasporë.

E lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se Kosova e sotme asht nji shpërputhje flagrante me Kosovën, për të cilën dhanë jetën Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e luftës. Ndërsa, theksoi se me 28 Nandor kujtojnë se sa rrugë kanë përpara, tue kujtue se sa kanë sakrifikue në të kaluemen. “Sakrifica e familjes Jashari, në krye me Adem Jasharin asht dëshmi që 28 Nandori, nuk asht vetëm datë e së kaluemes, por asht dhe projekt i së ardhmes”, tha Ymeri.

Nderim të rënëve në Prekaz ka ba edhe nji delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Haki Demolli tha se falë sakrificës së familjes Jashari, qytetarët sot munden me festue të lirë.

homazhet-prekaz-3-281116